Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kandida gjatë shtatzënisë

E nderuara doktoreshe, Une jam 6 javeshe shtatzene. Dy muaj para shtatzanise kam bere PAPA testin dhe strishon vaginale dhe me ka dal infeksioni Kandida, te cilin e kam trajtuar. E tash serish me duket qe kam sekret te shtuar me ere te keqe, po ashtu ndjehem e pegjumur, e kohe pas kohe me duket se kam temperature dhe ethe kohe pas kohe. Cka me sugjeroni?

Blinera (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë.

Urime për shtatzëninë. Ndjenjat si; përgjumje apo pak temperaturë, janë normale në fillimet e shtatzënisë deri në ditën e 18-20 nga dita e fekondimit ose rreth 32 ditë nga dita e parë e fillimit të menstruacioneve të fundit. Më pas këto shenja do të zhduken.

Kandida është infeksion i thjeshtë, e ndaj nuk është për t’u shqetësuar. Ky infeksion ndodh pothuajse në shumicën e grave shtatzëna, për arsye të ndryshimit të ekuilibrave hormonal.

Trajtimi me antimykotike lokale, do të ishte mjaft i mirë për ty.

/komuniteti