Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Trajtimi në lindjet premature

Pershendetje Doktoresh Moza!


Para dy ditesh me filluan dhimbjet ne mes dhe ne fund te barkut, gje qe zgjati pothuajse 4 ore dhe dhimbjet ishin cdo 20 min. Nuk kisha as gje tjeter por vajta menjehere tek gjinekologia dhe me tha meqenese ti ke hyre tani ne javen e 36 e mira eshte te besh regjim shtrati dhe te perdoresh medikamentin PHLOROGLUCINOL EG 80. Une e perdora ate dhe tani nuk kam me dhimbje. Si mendoni duhet ta mbaroj deri ne fund tableten apo ta nderpres ate. A mund te jete i demshem per shendetin tim dhe te bebit, dhe mund te me sjell probleme ne lindje ose kur te me vi gjiri.


Ju faleminderit per ndihmen qe me keni dhene deri tani. Jam ne pritje te pergjigjes suaj.

Nertila (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Nertila. Një shtatzëni normale zgjat rreth 40 javë kalendarikë. Që fëmija të mos paraqesë probleme të prematuritetit, mjeksia pretendon dhe quan si lindje në term (kohë) lindjen pas javës së 38 të shtatzënisë.

Medikamenti që ju ka dhënë gjinekologia është mjaf i përshtatshëm, për atë problem që ju keni paraqitur. Rezultatin e tregon gjëndja shëndetsore e përmirësuar dhe e stabilizuar. Edhe regjim shtrati duhet të bëni, me qëllim që të arihet ajo që quhet koha në term.

Medikamentin e dhënë nga gjinekologia, duhet ta përfundoni deri në tabletën e fundit të kutisë. Ai nuk është i dëmshëm për shëndetin tuaj dhe të bebit. Me përdorimin e medikamentit nuk do të keni probleme gjatë lindjen apo në ushqyerjen e fëmijës tuaj me qumësht gjiri, kjo për shkak të eleminimit të tij nga organizmi brënda 24 orëve.

Duke menduar se ju edhe mund të keni ndonjë problem në ecurinë e shtatzënisë deri në lindje, patjetër duhet të ndiqni dhe zbatoni këshillat e gjinekologes që ju ndjek.

Ju uroj të keni lindje normale.

Lindita Hoti (12 vite më parë)
Doktoreshe Moza jam nje paciente e juaja, ne javen e 6 dhe ndjej pak shqetesim ne bark, a jane normale keto dhimbje?

/komuniteti