Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbja e fundit të barkut dhe shpinës në fillim të ciklit

Pershendetje doktoreshe, une kur kam qene vajze e pa martuar shume me dhimke fundi i barkut ne pritje te mesntruacioneve dhe zgjatke dy dite mbasi u martova dhe linda femije me sem ka dhimt por tash kam lind dhe nje femi qe 18 muaj dhe tash perseri me ka kthy ajo dhimt saqe sime ken dhimt e femijes qka me preferoni me perdore per ndalimin e dhimtes qe kane efekt per dhimt por jo efekt negativ nga ana tjeter? Ok te pershendes pune te mbare.

(12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tea

Sipas disa teorive, ekziston një mundësi sipas së cilës qelizat endometriale mund të migrojnë në vënde të ndryshme të trupit. Kjo quhet teoria e shpërndarjes vaskulare, sipas së cilës qelizat endometriale hyjnë në vazat uterine ose limfatike gjatë menstruacioneve, duke u vendosur në distancë nga mitra. Kështu gjatë ciklit menstrual, në këto vënde shfaqet dhimbja. Po ashtu ekziston edhe një shpjegim tjetër, sipas të cilit, ndryshimet hormonale që ndodhin gjatë periudhës së mestruacioneve, aktivizojnë proçeset reumatizmale në organizëm. Kjo shpjegon dhimbjen që ti ankon.

Për të mësuar më shumë mbi sindromën paramenstruale, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut të poshtëshënuar;

http://www.bebaime.com/perinatologjia/sindroma-paramenstruale

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti