Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja

Pershendetje Doktoresh Mimoza!


Jam ne javen e 37 te shtatezanise. Keto dite kam vene re se jane shtuar pak te bardhat dhe barku ka filluar te krijoj nje shkeputje pasi e kisha goxha lart. Mos valle ky eshte nje tregues per arritjen e dites se lindjes. Ju faleminderit!

TILA (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Një nga shenjat që tregon që shtatzënia po shkon drejt aktivitetit të lindjes, është shkëputja e “tapës mukoide”. Ajo që gjatë gjithë shtatzënisë ka luajtur rolin e blokimit të qafës së mitrës, del nga vagina në formën e një sekrecioni të bardhë të shtuar me rrema gjaku nëpër të. Kjo shkëputje është tregues për të patur kujdes. Në këto momente “bebi troket në portë duke thënë, së shpejti do të vij”. Por momenti i lindjes nuk ka aritur akoma.

Lindja normale ndodh vetë. Nuk duhet ndërmarë asnjë veprim për ta shpejtuar atë, pasi mund të ndodhë e pariparueshmja.

Ju këshilloj që dal nga dalë të përgatiteni për aktin final, lindjen.

/komuniteti