Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreziku për abort

Jam shtatezane, ciklin e fundit e kam pasur me 16/12/2009 ne muajin e 5 doktori me ka dhene te pi Sposfon pasi kisha dhimbje barku dhe me tha ti pija kur nuk ndjehesha mire. I piva disa dite dhe i lashe. Para 2 javesh shkova tek doktori i lagjes dhe me dha te njejtat por me tha qe duhet ti vazhdoj pasi e kam shume te forte barkun e mund te lind para kohe. Ju lutem me thoni si te veproj te vazhdoj ti pi akoma? dhe ne cfare date hy ne muajin tim, pasi kam shume merak qe barkun e kam ende te forte edhe pse po pi keto kokrra? Faleminderit per durimin.

Edmira (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Spasfoni është medikament spazmolitik. Ai lëron spazmat, shtrëngesat për shkak të shtatzënisë dhe përdoret vetëm sipas këshillës së mjekut. Nëse vazhdon dhimbja e barkut dhe mitra është e fortë, atëherë duhet të vazhdohet rregullisht ky mjekim deri në qetësimin e shenjave dhe simptomave.

Duke u nisur nga data e fundit e menstruacioneve që shkruani, është e mundur që fëmija juaj të lind rreth datës 25 shtator 2010. Muaji juaj i lindjes do të jetë nga data 29 gusht deri në datën 5 tetor 2010.

Megjithatë Edmira, e rëndësishme është të keni ecuri normale të shtatzënisë. Kjo është e mundur të realizohet me konsultat dhe zbatimin e këshillave të mjekut që ndjek shtatzëninë tuaj.

Uroj të keni shtatzëni normale dhe të lindni me sukses.

/komuniteti