Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënitë multiple

Pershendetje e nderuar doktoresh,


jam ne muajin e trete te shtatzanise dhe jane binjake por kam kokedhembje te vazhdueshme, para 1 jave kam pasur edhe gjakederdhje, por me ndihmen e amp.almatex si dhe progresteron dhe konstatimin e gjendjes nga mjeku se shtatzania eshte mire, gjendja ime eshte me stabile, kisha dashur te di pergjigjejen tuaj, se si ka mundesi te paraqiten keto lloj çregullime dhe cilet jane shkaktare e ketyre simptomave. Ju falenderoj per mirekuptim.

Jeta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Shtatzënia binjake jep ndryshime fiziologjike tek nëna, shumë më të theksuara se shtatzënitë me një fetus unik.

Shpesh nënat me shtatzëni binjake zhvillojnë anemi ferriprive (nga mungesa e hekurit), si pasojë e kërkesës së shtuar të fetuseve për hekur. Mundet që kjo mangësi të shpjerë në dhimbje koke. Analiza e gjakut komplet dhe e ferritinemisë, janë të domosdoshme për të përcaktuar situatën shëndetsore të nënës.

Distendimi uterin (tendosja e mitrës) nga shtatzënia binjake mund të sjellë si pasojë rrezikun e abortit, i cili paraqitet edhe me shenjat e gjakrrjedhjes.

Trajtimi mjeksor mendoj se është i saktë dhe duhet të vazhdohet, por duhet të jeni vazhdimisht deri nw lindje nën mbikqyrjen e mjekut obstetër.

Uroj të lindni dy fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti