Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ekzaminimet gjatë shtatzënisë

Pershendetje Dr. Keta,


Jam Bella dhe jam ne muajin e fundit te shtatzanise. Sa kam lexuar ne internet, gjate ketij muaji kontrollat gjinekologjike duhet te behen cdo jave, deri ne diten e lindjes. Une kontrollen e fundit e kam pas ne fillim te javes se 36 (tash jam ne javen e 39), mjeku te i cili une kam percjelle tere shtatzanine nuk me ka rekomanduar kontrolla javore dhe me ka kerkuar qe te paraqitem ne spital atehere kur te me fillojne kontraksionet. Jam e shqetesuar nese gjate kesaj kohe femija mund te kete ndonje komplikacion si pozita, uje te pamjaftueshem etj, pasi ndonse jam ne javen e fundit ende nuk kam asnje shenje se lindja eshte afer. gjitha te mirat Bella.

Bella (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Të gjithë faktorët e rrezikut me ndërlikimet e mundshme të patologjive madhore të shtatzënisë, janë mjaft të rëndësishme dhe mund të rrezikojnë seriozisht jetën e nënës dhe të fetusit. Vizitat javore në muajt e fundit të shtatzënisë janë mjaft të rëndësishme. Është koha për të përcaktuar pozicionin fetal si element mjaft i rëndësishëm i proçesit të lindjes. Gratë të cilat fillojnë aktivitetin e lindjes kur fetusi është në pozicion jo normal, rezikojnë seriozisht rupturën uterine. Gjithashtu e njëjta gjë mund të thuhet edhe për gratë që kanë patur lindje të mëparshme me operacion cezarian.

Gjatë këtyre vizitave bëhen edhe matjet e bacinit, pasi gratë të cilat kanë keqformime kockore duhet detyrimisht të planifikojnë për lindje me operacion cezarian selektiv, rreth javës së 39 të shtatzënisë. Gjatë këtyre vizitave mund të identifikohen edhe shtatzëni me rrezik të lartë siç janë ato që keni lexuar; paksimi i ujrave, ndryshimi i lëvizjeve fetale (më të rralla ose më të shpeshta) për të cilat gjinekologu juaj duhet t’ju informoj.

Prandaj rëndësia e vizitave periodike çdo javë, nga java e 34 deri në 38 të shtatzënisë, është domosdoshmëri. Pas javës së 39, konsulta me mjekun tuaj është e rëndësishme për të siguruar informacionin e nevojshëm për bebin dhe për ju vetë.

Uroj të keni lindje normale dhe të lindni një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti