Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhja gjate shtatezanise

E nderuar doktoresh,


Para nje jave kisha bere pyetjen rrethe kokedhembjes ne shtatzani,dhe mora pergjegjen ju faleminderit, por me interson per gjakderdhjen, ne tre mujoret e pare, prej cka shkaktohet, ndoshta qe kam binjake apo ekziston ndonje problem me serioz, mjeku ka ardhur ne perfundim se ne miter nuk ka asnje lloj hematome vetem ndoshta ka pelcitur ndonje kapilar poshte saj.


Terapi kam utrogestan, ac.folik dhe amp.progres. gjysme jo te teren cdo te treten dite dhe regjim shtrati. Kam nga nje here dhembje ne fund te barkut dhe ende kam gjakderdhje ne ngjyre kafe po jo shume dhe nga nje here shkon ne te zeze, kisha dashur prape pergj.tuaj si dhe ju faleminderit per mirekuptim.

Jeta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Jeta.

Para disa ditëve mbështetur në atë që këkoje të dije, mundova të të shpjegoja për aq sa edhe është e mundur që ti të kuptosh nga mjeksia obstetrikale, si për dhimbjen e kokës në shtatzëni ashtu edhe për gjakrrjedhjen. Meqë do të dish më shumë, po them disa gjëra më shumë.

Rreziku i abortit ndodh të paktën në 20% të grave shtatzëna, të cilat paraqesin gjakrrjedhje vaginale gjatë tremujorit të parë. Kjo përqindje është më e ritur tek gratë që kanë shtatzëni të shumëfishtë, pra presin të lindin dy ose më shumë bebe.

Në shumicën e rasteve mendohet se gjakrrjedhja e ka origjinën nga shtrati i implantimit të vezës. Qafa e mitrës mbetet e mbylluar dhe sasia e gjakut është e pakët, me apo pa dhimbje në fund të barkut. Pra gjakrrjedhja që ju paraqisni e cila tashmë ka filluar të errësohet në ngjyrë, tregon që mjeku juaj e ka vlerësuar gjëndjen dhe ju ka dhënë mjekim të përshtatshëm.

Me kalimin e ditëve, duke ndjekur këshillat dhe terapinë që ju ka dhënë mjeku, shpresoj që ngjyra e sekrecioneve do të vijë duke u çelur dhe ta kaloni rrezikun e abortit.

Me dëshirë ju uroj shtatzëni normale.

Marigona Ferizi (11 vite më parë)
nese kish pas munci me ma kthy ni pergjigje une qe nga 23 shkurti me kan ardhur mestracionet dhe qe 3 dit me kan ndalur por kam pasur shum pak kam qen te mejku analizat me kan dal qe jom shtatzen ndersa ne ultraza nuk shifet ende mir mir po mjeku me tha qe nuk shifet nga gjaku se diqka ka a osht e mundur te jem shtatzen dhe a ka ndonje rrezik per shendetin e bebit ju lutem pergjigjmuni jam shum e shqetesuar
Antigona (12 vite më parë)
Edhe 4 dite hy ne muajin e 6 ne muajin 2 kom pas gjakderdhje kom qendru ne shtrat 2 muaj sonte kam gjakderdhje ngjyre shume te qelur, jom merakos pa masi bisedova me doktorin tha je sheju, ju lutem tregom a o rrezik masi kom pas probleme me placenten?

/komuniteti