Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si të mbes shtatzënë?

Pershendetje Znj. Moza, ju kam shkruar dhe nje dite. Jam 24 vjec, qe 3 vite jam martuar, 2 vitet e para nuk donim njehere me pas femije, tash prej janarit te keti viti po tentoj me mbet por pa sukses, analizat i kam bere te gjitha me kane dale ne rregull, sa here qe kam marredhenje si te ngrihem e gjithe sperma me del jashte, menstruacionet i kam te rregullta cdo 28-29 dite por kur te me vijne kam dhimbje shume te medha. Ju lutem Znj. Moza me ndihmoni! E pres pergjigjen tuaj.

Gona Berisha (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Këshillat që mund të jepen në raste të tilla janë shumë, por renditja e tyre bëhet në bazë të gjendjes së shëndetit riprodhues të femrës dhe burrit. Kjo do të thotë që duhet të bësh një këshillim parakoncepsional, për të patur një shtatzëni të sukseshme deri në lindje.

Nëse e shikon të arsyeshme më kontakto në klinikën ku unë punoj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti