Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A jane te demshme ekografite ne muajin e fundit ?

Pershendetje!!!


Jam ne javen e 35-te te shtatzanise, gjate kontrollit qe bera para dy diteve, rezultoi qe zhvillimi i femijes ishte per 33 jave. Doja te dija a ndikon ne femiun kjo gje dhe ekot a jane te demshme nqs bej perseri per te pare zhvillimin e femijes?


Faleminderit!!!!

Edmira (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Edmira,

Për atë që më përshkruan, tregon se ke një problem me shtatzëninë tënde. Në mjeksi quhet rritje e vonuar fetale. Është detyrë e mjekut që të gjejë shkakun dhe të merret me terapinë nëse është e mundur. Rreth 1/3 e rasteve me hipotrofi fetale nuk kanë shkaqe të njohura.

Me anë të ekografisë, kufizimi i rritjes fetale mund të përcaktohet mjaft mirë. Ai bën të mundur të vihet re paaftësia e fetusit për të aritur përmasat normale, që duhet të korespondojnë me moshën e shtatzëninë. Eko-ja Doppler mbështet menaxhimin e kufizimit të zhvillimit ekstrauterin dhe ka kontribut të madh në identifikimin e fetuseve me rrezik.

Ekzaminimi ekografik nuk ka ndikim në zhvillimin e fetusit si dhe të nënës. Kur mjeku ndodhet përballë vuajtjes fetale kronike, të cilën e identifikon ekografia Doppler, atëherë patjetër duhet të zgjidhet mënyra e lindjes.

Një këshillim i përgjithshëm në rastet e konstatimit të kufizimit të rritjes fetale është lënia e duhanit për nënat që pijnë duhan, shtesa në ushqyerje për gratë e kequshqyera, shtesa me magnezium dhe folate si dhe terapi të tjera si administrimi i steroideve tek fetuset që priten për të lindur.

Ju uroj me shumë dëshirë që të kaloni shtatzëni dhe lindje normale.

/komuniteti