Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Zhvillimi fetal

Pershendetje, ne kontrollen e fundit qe kam qene te gjinekologu ka verejtur qe fryti eshte zhvilluar dy jave me shume per kohen qe ka, si dhe me eshte rritur barku me shume. A me rrezikohet lindja dhe fryti?

Vali (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Vali, dinamika e ritjes fetale normale (ndryshimet normale të fetusit gjatë shtatzënisë), pasqyrohet në parametra të lëvizshëm. Pesha, gjatësia, perimetrat e kokës dhe të kraharorit, parametrat biparietal, diametrat abdominal (të barkut) dhe gjatësia e femurit gjatë shtatzënisë marrin vlera të ndryshme.

Shtimi në peshë është rreth 8g në ditë në 12 javët e para, 10g në ditë deri më 21 javë, dhe 20g në ditë deri në 37 javë në shtatzëni. Masa fetale, së pari shtohet nga shumëzimi i qelizave dhe më vonë nga shtimi mesatar i dimencionit të tyre. Gjatë 20 javëve të para ritja është e moderuar. Ndërsa 20-38 javë më tej, ritja e masës fetale ngadalsohet.

Hormoni somatomedina, ndikon në ritjen e fetusit. Shtimi i këtij, shkakton ç’rregullim të ritjes intrauterine. Ai stimulon ritjen e placentës dhe kalon në qarkullimin fetal duke stimuluar ritjen fetale.

Dy javë më shumë në përcaktimin e moshës së shtatzënisë, nuk besoj se paraqet problematikë. Mbase duhet të korrektohet dita e parë të ciklit menstrual para shtatzënisë dhe matjet ekografike, për të rivendosur moshën e shtatzënisë. Dieta ditore që duhet të merni, përcaktohet nga specialisti dhe varet nga disa faktor si pesha e nënës, ecuria e shtatzënisë etj, por në përmbajtje të së cilës duhet të jenë 50 glucide, dhe 90-120g proteina. Kjo mjafton për të siguruar ritje normale të fetusit.

Ju uroj shtatzëni dhe lindje normale.

(9 vite më parë)
Per tu paraqit keto shenja sa javesh duhet me i pas kur fillojn shenjat e para ?
(10 vite më parë)
Gjila nese do mendimin e nenave duhesh ta postosh pytjen tende ne pyet nenat. Uroj te jesh shtatzan e te kesh plot femij.
gjila (11 vite më parë)
P.r.sh jam 26 vjece qe 4 vjet zoti smka.fal fmi cdo her i kom pas mestracionet te tegullt.dhe ka 8 dit ka 2 muj qe me kan drishu dhe 4 ose 5 dit mjkeja mi ka dhon vitamina B,12. Ndihem shumm e lodhur syt veq ngjum edhe mbanjo ddal shpesh po deshta me dit a mumdet me kon shtatzane apo nga vitaminat e kom .tung pres pergjigje

/komuniteti