Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si numërohen javët e shtatzënisë?

Mirembrema doktoreshe.


Jam ne muajin e 8 te shtatzenise por nuk e di se si numerohen javet e shtatzanise. Doktoresha ime me numeron diten e fundit te menstruacioneve te fundit, ndersa me sa kam lexuar ne faqen tuaj ju i beni numerimin e javeve te shtatzanise ne baze te dites se pare te menstruacioneve te fundit. Mund te me treoni se si numerohen javet e shtatzanise se ne baze te faqes tuaj une jam rreth 36 javeshe, ne baze te doktoreshes time neser me dt 18/04/2011 une filloj javen e 35. A mund te me thoni dhe se ne cfare jave fillon muaji i 9, po muaji i shtatzenies 5 jave ka apo 4? Faleminderit!

Lona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lona.

Si ditë më të përshtatshme për të filluar numërimin e shtatzënisë, është pranuar dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual para fillimit të shtatzënisë. Mbi këtë fillim, mjekët përcaktojnë javën e ndodhjes së shtatzënisë si dhe ditën e përafërt të lindjes. Është pranuar kjo ditë si pikënisje, për shkak se mbahet mënd shumë mirë nga gruaja.

Që të të them se në çfarë javë ndodhesh dhe se në cilën ditë të përafërt do të lindësh, më duhet të dijë datës e fillimit të gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual.

Besoj se kam qënë e vlefshme në përgjigjen time.

(12 vite më parë)
Amin edhe ty : )
Anissa (12 vite më parë)
Allahu te shperbleft moter

/komuniteti