Pëlqeje në
E pelqej BebaIme.com në Facebook


Këshillim parakoncepsional

Pershendetje!


Une dhe bashkeshorti im kemi rreth 5 muaj qe perpiqemi te krijojme familje. Por kam degjuar se personat qe kane te njejtin grup gjaku duhet te bejne nje gjilper sepse femija mund te jete me probleme. Ne analizat e gjakut qe kemi bere kur kemi marr patenten qe te dy ne jemi zero pozitive. A ka ndonje problem? Sepse ne po tentojme per nje femije dhe une jam shume ne merak.


Me respekt Denisa.

Denisa (3 vite më parë)

  • MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe Gjinekologja përgjigjet
    MD Mimoza Keta

    Përshëndetje Denisa.

    Nëqoftëse ju e keni që të dy grupin e gjakut zero pozitiv, do të lindi një fëmijë shumë të shëndetshëm. Asnjë hezitim për fillimin e shtatzënisë, për shkak të grupit të njëjtë të gjakut zero pozitiv, të femrës dhe mashkullit.

    Denisa, megjithatë të rekomandoj që duhet të kontaktosh mjekun gjinekolog, për të kryer këshillim të zgjeruar parakoncepsional, që shtatzënia dhe zhvillimi i fëmijës të jetë sa më normal.

    Uroj që dëshira juaj të plotësohet sa më shpejt.

Shto Koment

  • (3 vite më parë)
    O Zot,femija ben femije,pa koment.Me duket shume ironizuese lumturia e ketyre gjysherve te rinj.po kthehet koha e stergjysheve tona kur i kane martuar qysh femije.....sidoqoft Aurora paste shendet dhe lumturi ne jete.

kthehu
Kontakt
© Beba Ime 2010. Kjo uebfaqe përmban informata të një natyre të përgjithshme dhe është e dedikuar vetëm për nevoja edukative. Nëse keni shqetësime për shëndetin tuaj apo për shëndetin e fëmiut tuaj, duhet gjithmonë të konsultoheni me mjekun apo me personel tjetër profesional medicinal.