Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Xhiro e kordonit umbelikal

Pershendetje e nderuara doktoreshe,


Desha te ju bej nje pyetje, bebet qe e kane kerthizen e lidhur rreth qafes a mund te verehen ne ultraze, dhe kur ndodh kjo ne muajt ne fillim apo ne muajt e fundit? Te lutem me trego me detalisht dhe se lindja a mundet te jete normale a rrezikohet fryti apo duhet te lind me operacion. Me shume respekt! Arta

Arta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Kordoni rreth qafës së fetusit, është fenomen jo i rradhë gjatë shtatzënisë. Xhiro e kordonit umbelikal (kordonit të kërthisës), mund të ndodhë nga momenti kur fetusi fillon e lëviz. Më e theksuar është gjatë periudhës së fundit të shtatzënisë, pasi është periudha kur fetusi bën lëvizje të shumta dhe të pa kontrolluara, të cilat shpien në rrethimin e qafës me kordonin umbelikal.

Xhiro e kordonit është e mundur të vlerësohet ekografikisht, pasi fluksimetria (lëvizja e gjakut) tregon se ku kalon kordoni i fetusit. Në këndvështrimin edhe të vendosjes së kordonit umbelikal, ekzaminimi ekografik periodik ose sipas porosive të mjekut merr rëndësi të veçantë.

Nëse është afruar fundi i shtatzënisë dhe rreth rreth qafës së bebit ndodhet xhiro e kordonit umbelikal, atëherë rekomandohet zgjidhja e lindjes me stimulacion ose operacion cezarian. Këtë e vendos mjeku obstetër-gjinekolog. Lindja pa kujdesin mjeksor ose çdo pakujdesi mund të shpjerë në situata të pa riparueshme.

Shqetësimi që ti Arta ngre, është i real. Por kjo nuk do të thotë që të kalohet në stres dhe frikë, pasi unë të garantoj se mjeksia e sotme ka mundësi të konstatoj xhiron e kordonit nëse ai ekziston si dhe të drejtoj lindje të sukseshme dhe pa probleme.

/komuniteti