Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet e lukthit

Pershendetje doktor. Jam ne javen e 34 dhe po kam problem me dhimbje te lukthit sidomos gjate nates. Kjo po me shkakton edhe jashteqitje dhe ne disa raste edhe te vjellura. Mjekia me rekomandoi nelit te pi po edhe ajo nuk pati sukses. A mund te marre infuzion se sipas shumices se njerezve ky virus nuk kalon ndryshe mirepo dua te di se a ka ndonje pasoje negative per beben? Faliminderit ne pergjigjje, Altina.

Altina Altina (12 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Altina,

Gjate shtatzenise shqetesimet me organet e tretjes jane te shpeshta. Me rritjen e bebes zvogelohet mundesia qe sotmaku (lukthi) te mbushet dhe ndodh shpesh qe permbajtja nga lukthi kthehet ne ezofag (ezofagu eshte organi ne forme gypore qe lidh gojen me lukthin).

Te rekomandoj qe te hash shpesh, por ne racione te vogla. Ne kete rast ne lukth vazhdimisht do te kete ushqim, por nuk do te kete aq shume sa qe te kthehet mbrapsht ne ezofag. Mos e tepro me qumesht! Provo keto dite qe te hash te pakten pese here ne dite ne racione te vogla dhe do te veresh se ky shqetesim do te jete me i vogel.

Te uroj shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme!

Fikrie Bexheti (12 vite më parë)
I nderur Dr. Memli, Më duhet t\'ju pyes për të njejtin problem perveç se unë jam në fillim të javes se 14 të shtatëzanis. Kam djegje te lukthit në mëngjes sidomos, dhe kur marr ushqim menjeher ndjej fryerje te lukthit dhe pjeses se eperme te stomakut. Ushqimi qe po e marr ne mengjes nuk po ma ndalon djegjen ne lukth, pervec se po ma shton mundimin. A eshte i njejti problem siç e keni përshkruar më lart apo duhet të vizitoj mjekun patjeter.

/komuniteti