Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli i parë pas lindjes

Ka që 5 muaj që kam lindur (lindje vaginale) por akoma nuk kam cikël menstrual. A ka vend për brengosje dhe sa mund të zgjasë kjo dukuri?

Adela (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Si fillim ju uroj për lindjen me sukses të fëmijës Tuaj.

Ju zonjë jeni e shqetësur për normalitetin e ciklit tuaj menstrual pas lindjes. Nëse nuk keni probleme shëndetsore që lidhen me ciklin menstrual, dua t’ju them se vazhdimi i ndalesës së tij pas lindjes, është normale nëse ju e ushqeni fëmijën tuaj vetëm me qumësht gjiri. Deri rreth muajit të 6-të pas lindjes, nëse fëmijën tuaj vazhdoni ta ushqeni vetëm me qumësh gjiri, deri në 70-80% të rasteve, ovulacioni juaj është i ndërprerë dhe biologjikisht jeni e mbrojtur nga një shtatzëni e padëshiruar. Megjithatë edhe përpara por në veçanti pas muajit të gjashtë është mirë të drejtoheni pranë qëndrave të planifikimit familjar, për të konsultuar situatën tuaj si dhe për të zgjedhur një nga metodat e kontracepsionit për t’u mbrojtur nga shtatzënitë e padëshiruara.

Mungesa e menstruacioneve pas lindjes është e ndryshme në individ të ndryshëm. Tek gratë që nuk e ushqejnë fëmijën e tyre vetëm me qumshtin e gjirit, menstruacionet vijnë më herët ndoshta edhe 45 ditë pas lindjes. Ndërsa tek gratë që e ushqejnë fëmijën vetëm me qumështin e gjirit, periudha e vonesës menstruale ka mundësi të zgjasë edhe deri në 1 vit pas lindjes.

Pra nuk keni përse jeni e brengosur, përderi sa gjëndja juaj shëndetsore është konstatuar e mirë, nga mjeku që ju konsulton.

Shyret (12 vite më parë)
Jam kureshtare zonja doktoreshe se ka 1 muaj a me shume qe nuk me eshte paraqitur cikli, a mund te ndodh qe jam shtatzene?

/komuniteti