Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Abort permes pilulave

Pershendetje doktoreshe,


e kam lindur femijen e pare para 6 muajsh, pas nje muaji lindje, cikli menstrual tek une ka filluar i rregullt. Tani bera testin e shtatzanise i cili dhe eshte pozitiv. Une punoj dhe ne pa mundesi te kushteve qe ofrohen per rritje te nje femiu ne Kosove (3 muaj) kam vendosur qe te filloj procesin e abortit. Lexova ne internet qe ekziston nje lloj pilule (mifepristone) e cila mund te mirret per nderprerje te shtatzanise deri ne diten e 49 e qe une tani jam ne diten e 35-36. Keni ju dijeni per kete lloj medikamenti dhe ne rastin tim mund te kete ndonje efekt negativ aborti? Ekziston mundesia qe ne rast se e nderpreje shtatzanine tani, te mos jem me ne gjendje te mbes shtatzene. Une kam pasur 3 aborte para se te lind (jo spontane). Ju falemnderit.

Vjosa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Vjosa, me problemin që po paraqisni, keni hapur një temë shumë të debatueshme.

Problemi për të cilin mendoni se po kërkoni ndihmë, ka të bëjë me etikën mjeksore si dhe me disa parime shoqërore. Të ndërpresësh një shtatzëni pa shkak shëndetsor, unë mendoj se nuk është e drejtë. Këtë e them në të dy kënd vështrime, mjeksore dhe njerzore. Besoj se më kuptoni, nuk po merrem me aspektin ligjor të problemit.

Nëse ju do të paraqisni problem shëndetsore për bebin e ardhshëm apo dhe për veten tuaj, atëherë do t’ju jepja rekomandime të vlefshme. Në të kundërt, nga unë dhe nga çdo mjek tjetër nuk do të keni dhe nuk duhet të keni rekomandime të tilla.

Një ndërprerje shtatzënie, përveç anës morale, paraqet edhe pasoja shëndetsore të cilat mund të jenë të pariparueshme për jetën dhe kërkesat tuaja familjare të mëvonshme. Sepse, ndërprerja e shtatzënisë në mënyrë të vullnetshme, mund të sjellë situata të tilla, që ju të mos keni më mundësi për të lindur fëmijë.

Vjosa, që gjatë shtatzënisë, çdo nënë që lind fëmijën e parë ose dhe të dytë e me rradhë, do të ishte mirë të mendonte për planifikimin familjar, në mënyrë që të mos ndodhen në situatra të tilla jo të pëlqyeshme. Në çdo konsultor është e mundur që të merni informacion se si të shmangni një shtatzëni të padëshirur. Kjo është rruga më normale.

Pavarësisht nga e drejta juaj për të vendosur, edhe një herë ju bëj thirrje si mjeke, si nënë dhe si grua, mos ndërmerni hapa që më vonë mund t’ju bëjnë të pendoheni.

/komuniteti