Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Magneziumi gjate shtatezanise

Pershendetje,


Doktoreshe jam ne javen e 33 te shtatezanise, dhe mjeku qe me ka percjelle shtatezanine me ka nderprere tabletat magnezium (i kam pire nga 2 tableta ne dite). Qe ne javen e 12 te shtatezanise kam pasur hematome dhe kam nje placente te shkoklitur e ne nderkohe kam frike se me jane nderprere heret keto tableta. Beba eshte e zhvilluar mire dhe tani peshon diku 2.500 kg. Ju lutem per keshillen tuaj cfare mendoni te nderpres apo te vazhdoje me magnezium! Faleminderit.

Arta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Gjatë shtatzënisë, pjesa më e madhe e kriprave minerale që ka nevojë organizmi i nënës dhe fetusi, sigurohen nga ushqyerja e shumëllojshme. Për një zhvillim normal fetal, ato shpesh nuk mund të sigurohen tërrësisht nga dieta normale e nënës, por shpesh kërkojnë edhe shtesa dietetike ose medikamentoze.

Sasia për kalcium që kërkon organizmi gjatë shtatzënisë është gati 3 herë më e madhe se sa te një grua jo shtatzënë, pasi fetusi ka nevojë për zhvillimin e skeletit kockor. Gjatë shtatzënisë kërkesa vlerësohet deri në 1520-1500 mg kalcium në ditë.

Gjatë shtatzënisë dhe laktacionit, organizmi i nënës ka nevojë edhe për hekur. Kërkesa vlerësohet seri në 20 mg hekur në ditë.

Përsa i përket magneziumit, nëse konsumohen sasira të frutave të thata dhe zarzavateve jeshile, nevoja ditore të nënës mund të realizohet. Ka raste kur guraja paraqet rezik aborti apo lindje parakohe, atëherë mjekët mund të përshkruajnë trajtim me magnezium. Shtesa për magnezium jepet edhe për të paksuar kontraksionet uterine. Prandaj nëse ju nuk paraqisni kontraksione uterine, dhe mjeku konstaton se gjëndja e shtatzënisë është e qëndrueshme, këshilla për ndërprerjen e magneziumit, është e drejtë.

Ju uroj shtatzëni normale dhe lindje të sukseshme.

/komuniteti