Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Levizjet e bebit
Pershendetje Doktoresh!!

Jam 23 javeshe shtatezene dhe beba ime leviz shume, a kam arsye te shqetesohem??
Lira (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Lira, lëvizjet e bebit tek një grua me shtatzëni të parë, si rregull ndihen pas javës së 20-të të shtatzënisë. Është krejt normale që ju keni filluar të ndjeni lëvizjet e bebit tuaj.

Për sa i përket asaj që referoni se bebi lëviz shumë, unë mund t’ju them se është e nevojshme të monitorohen këto lëvizje. Për të vlerësuar numrin e lëvizjeve, rekomandohet që për një javë rresht në të njëjtin interval kohe, të matet numri i lëvizjeve fetale. Këto të dhëna tregojani gjinekologut që ndjek shtatzëninë tuaj.

Me këto të dhëna si dhe me disa ekzaminime të tjera, mjeku do të vlersojë mirëqënien fetale.

Unë shpresoj së lëvizjet e bebit tuaj të jenë normale. Gjithashtu uroj shtatzëni dhe lindje të sukseshme.

/komuniteti