Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ecja

E nderuar doktoreshe, jam shtatezane pas 7 vjetesh, jam 24 vjecare dhe i kam 36 jave shtatezanie.Kam deshire te dije nese me duhet me shume per te ecur ne muajin e 9-te dhe marredhenjet seksuale ne muajin e fundit a duhet te jene me te rralla apo me te shpesha? Si dhe kur mund ta kem terminin e lindjes.


Ju faleminderit shume, pres pergjegjen tuaj!

Zana (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Për sa përshkruani, me shumë dëshirë do t’ju uroja që të arrini muajin e nëntë të shatzënisë. Për ju ajo është afër. Shtatzënia në term, në kohë apo në muajin e nëntë, fillon mbi javën e 37-të.

Me aq të dhëna sa keni referuar ju mund të lindni pas rreth 4 javësh, nëse shtatzënia ka shkuar dhe shkon normalisht dhe pa probleme shëndetsore.

Në literaturën mjeksore Zana, kryerja e marrëdhënieve seksuale gjatë shtatzënisë, të shpeshta apo të rralla, në muajin e parë apo në muajin e fundit, nuk përshkruhen në literaturën bashkëkohore si të dëmshme apo të favorshme për ecurinë e shtatzënisë. Nëse ndiheni mirë, ashtu veproni. Vetëm kujdes. Mos sforconi barkun, mos mbani apo vendosni pesha mbi trupin tuaj e në veçanti në pjesën e barkut. Pra e rëndësishme është që fetusi të mos ndryshojë gjëndjen e tij normale dhe të mos shtypet në ambjentin e tij. Ndaj përdorni pozicione të cilat janë më të favorshme si për fetusin ashtu dhe për organizmin tuaj në përgjithësi. E rëndësishme gjithashtu është ruajtja e pastërtisë vaginale nga infeksionet e mundshme. Unë rekomandoj që në muajin e nëntë të shtatzënisë të mos kryhen marrëdhënie seksuale.

Ju uroj lindje normale.

/komuniteti