Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtypja e gjakut ne shtatezani

Pershendetje, jam shtatezane ne muajin e 3-te dhe kam probleme me shtypjen e gjakut, eshte e ulet, po desha te ju pyes a ndikon kjo shtypje negativisht tek bebja, a mund te kete ndonje pasoje.


Falemnderit.

Nita (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Nita, besoj se me shprehjen "shtypje e ulët e gjakut", e keni fjalën për presionin e ulët të gjakut. Në mjeksi thuhet, tencion i ulët.

Hipotencioni (ose presioni i ulët i gjakut) në tremujorin e parë të shtatzënisë është i njohur. Ai nuk sjell problem tek fetusi.

Megjithatë do ju rekomandoj që t’i drejtoheshit mjekut gjinekolog për të kryer disa analiza specifike si janë analizat e gjakut komplet, elektrolitemia (elektrolitet në gjak) si dhe ndonjë analizë tjetër shoqëruese që mjeku e vlerëson të domosdoshme.

Mbi këtë pasqyrë është e mundur të vendoset për gjëndjen tuaj shëndetsore.

Ju uroj të keni shtatzëni normale.

/komuniteti