Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përdorimi i vaginaletave polygynax në javën e 36+5

Miredita Dr. Mimoza, tani jam ne javen e 36+5, dhe nje gjinekolog me dha me perdor Polygynax per shak te sekreteve, dua ta di a ndikon dicka tek bebi sepse jam pak e hapur, ju lutem te me ktheni pergjigjejn sapo te keni mundesi. Ju pershendes dhe te falenderoj per kohen qe ndani per ne.

Kaltrina Kaltrina (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Kaltrina,

Në tremujorin e parë të shtatzënisë, nuk rekomandohet përdorimi i Polygynax-it. Në muajt e tjerë të shtatzënisë, është i rekomanduar përdorimi i tij. Mirë është që rrugët e lindjes, të jenë të pastra gjatë proçesit të lindjes. Prandaj përdorimi i këtij medikamenti, do e kryente këtë detyrë.

Uroj të keni një lindje të lehtë dhe bebe të shëndetshme!

/komuniteti