Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Para eklampsi

E dashur doktoreshe, jam ne javen e 26-te te shtatzanise dhe ne kalendarin javor te web faqes tuaj thuhet qe nese keni shtim te shpejte peshe, shikim te turbullt dhe enjtje te gjymtyreve ju mund te keni para eklampsi? Une muajin e fundit kam shtuar rreth 8 kg, here mbas here kam turbullim te lehte shikimi si dhe enjtja e gjymtyreve e ne vecanti kembeve ka rreth 4 jave qe me ka filluar. Nisur nga pershkrimi ne kalendarin javor te shtatzanise gjasat per te pasur "para-eklampsi" jane shume reale dhe shqetesimi im eshte cfare eshte para eklampsia dhe sa e rrezikshme dhe e menaxhueshme eshte? Te falenderoj nga zemra paraprakisht!

Nita (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Preeklampsia (para eklampsia) është hipertencion (presion i lartë e gjakut) i shoqëruar me proteinuri (proteinë në urinë) dhe edemë (fryrje të gjymtyrëve edhe të fytyrës), që ndodh kryesisht tek gratë me shtatzëni të parë pas javës së 20-të, më shpesh gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë. Hipertencioni është kriteri më i rëndësishëm për vlerësimin e preeklamsisë.

Preeklampsia mund të paraqitet në dy kategori, e lehtë dhe e rëndë. Preeklampsia e lehtë mund të kalojë në fazë të rëndë, në eklampsi. Në këtë rast, gruaja paraqitet në klinikë me kriza konvulsive.

Shtimi në peshë i më shumë se 1 kg në javë ose shtimi në peshë në mënyrë të papritur për 1-2 ditë, mund të konsiderohet shqetësues.

Preeklampsia mund të shoqërohet me lindje të parakohshme. Gjithashtu preeklapmsia rrit rezikun për zvoglim të rritjes intrauterine dhe paksimin e lëngjeve tek fetusi.

Preeklampsia mund të menaxhohet shumë mirë me trajtim hospitalier (regjim shtrati dhe trajtim në spital). Në faza të lehta menaxhimi i preeklampisë mund të menaxhohet edhe me regjim shtrati në shtëpi, nëse zbatohen rigorozisht këshillat e mjekut.

Gratë shtatzëna duhet të kenë parasysh sinjalet më të rezikshme të kësaj gjendje. Ato janë dhimbja e kokës, dhimbja epigastrike (stomaku) ose shqetësimet vizuale (të shikimit). Këto shenja, së bashku me rritjen e presionit të gjakut dhe me proteinurinë, duhet ta çojnë gruan shtatzënë detyrimisht tek mjeku gjinekolog.

Ju uroj të kaloni shtatzëni normale.

/komuniteti