Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Aborti

Para 1 muaj e gjysme mbeta shtatezene me deshtoi femiu. Si mund te mbetem prap?

Flutura (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Flutura, më vjen keq për çfarë ju ka ndodhur me shtatzëninë tuaj.

Përpara se të mendoni për shtatzëninë e re, e rëndësishme është që të kryeni ekzaminim fizik të përgjithshëm si dhe disa analiza laboratorike. Kuadri i gjakut, grupi i gjakut, kultura cervikale si dhe çdo analizë tjetër që konsiderohet si e domosdoshme nga mjeku gjinekolog që ndjek shtatzëninë tuaj, janë të nevojshëm për të diagnostikuar shkaktarët e mundshëm të abortit që ju ka ndodhur.

Nëse arrihet të gjenden shkaktarët e abortit, atëherë përpara se të mbetetni shtatzënë, duhet të trajtohen ato.

Është e rekomanduar që pas abortit, shtatzënia e re të filloj jo më parë se 6-të muaj nga koha e abortit. Kjo kohë është e vlerësuar si kohë e nevojshme për rigjenerimin e endometriumit, pjesa e brëndshme e mitrës.

Do të jetë shumë mirë që ndërprerja e shtatzëninë të mos ketë ndodhur për shkaqe të rënda shëndetsore.

Uroj që shtatzënia e re të ketë ecuri normale.

Ola (4 vite më parë)
Prsh . Ka nje jave we kam mesuar qe jam shtatzan , dhe jam gati 5 javeshe , neFund te prillit kam pas infeksion klamidia dhe kam perdor antibiotik, por se kam dit qe jam shtatzan . A ben kjo ndonje problem , apo mund te me ket ikyt tani infeksioni ?

/komuniteti