Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gripi dhe ndikimi i Daleronit në shtatzëni

Pershendetje! Jam ne javen e 16 te shtatzenise dhe jam me grip, bllokim hundesh, dhimbje koke, lotim sysh, ndersa temperaturen nuk e kam lene te shkoj me shume se 37, pra me shume e kam si rrufe. Kam pire cajra, kam pire dhe Daleron. Dua te dije a ka pasoja negative per femijen gripi ne kete faze? Po pirja e Daleronit me demton, pasi fomacistja me tha qe eshte paracetamol i pa perzier por une kam frike se ka edhe perzirje te tjera. Te lutem me trego nese kam bere gabim qe kam pire Daleron, a kam shkaktuar deme?

Lola (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lola.

Gripi/influenca nuk ka pasoja tek fetusi/fëmija paslindjes, nëse ai kurohet sa më mirë dhe sa më shpejt gjatë shtatzënisë.

Daleroni nuk përshkruhet në literaturë, si i dëmshëm për shtatzëninë dhe zhvillimin e fetusit. Megjithatë gjatë shtatzënisë, rekomandohet që daleron të përdoret vetëm një dozë dhe në kohën sa më të shkurtër.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti