Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kontracepsioni

Kam deshire te ve spirale por kam frike se me trashe, a eshte kjo gje e vertete qe spiralet te trashin?


Ju pershendes, faleminderit

Ermira (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Më vjen mirë Ermira, që ke zgjedhur metodat e kontracepsionit për t’u mbrojtur nga një shtatzëni e pa dëshiruar. Kjo është sjellja normale, që një grua zgjedh në rradhë të parë për shëndetin e organizmit të saj. Shumë gra të cilat nuk kujdesen për t’u mbrojtur nga shtatzëni të padëshiruara, kërkojnë dhe përfundojnë me aborte. Një situatë e tillë shoqërohet me pasoja psikologjike dhe shëndetsore. Në jo pak raste, për shkak të abortit gruaja ka humbur përgjithmonë mundësinë e lindjes së fëmijëve.

Me sa kuptova, keni zgjedhur si kontraceptiv spiralen. Frika që keni për shtim në peshë, nuk ekziston. Nuk ekziston asnjë përshkrim, që nga përdorimi i spirales gruaja të shtojë në peshë. Nëse ju keni ndigjuar për raste të tilla, ju siguroj që shkaku i shëndoshjes nuk ka qënë spiralja por me siguri ka ndikuar ndonjë faktor tjetër si mënyra e jetesës, të ushqyerit etj.

Duhet ta dini se spiralen e vendos vetëm mjeku specialist. Ndaj nëse ke vendosur të përdorësh spiralen si metodë kontracepsioni, të sygjeroj që të këshillohesh paraprakisht me mjekun gjinekolog. Pasi të kesh përshkruar një anamnezë të hollësishme, mjeku do të vendosë për përdorimin e spirales, duke të treguar paraprakisht llojet e spirales, avantazhet, disavantazhet dhe kundërindikacionet nga vendosja e tyre.

Muhamed (13 vite më parë)
Gjate vendosjes se kontracepsioneve a eshte kenaqsia seksuale e njejte si para kryerjes se marredhenieve seksuale pa kontracepsion?

/komuniteti