Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si mund të lindi një djalë?

E nderuara Dr Mimoza Keta, kam dy vajza, kam deshire te lindi nje djale po me intereson se a ka metoda per te perdorur per te linde djale. Nese ka ju lutem me spjegoni me hollesisht ju faleminderit per mirekuptim, Meli.

Meli (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Meli.

Unë nuk di se ka ndonjë metodë apo formulë, për të lindur djalë. Ky informacion, mungon plotsisht në literaturën mjeksore botërore. Më vjen keq që nuk të ndihmoj dot.

Xhevrije Millaku (4 vite më parë)
Pershendetje day te bej nje demo por nuk ngelet shtatzane a ka ndo nje gjelper we ngelet shtatzane
Aljin (12 vite më parë)
E nderuara Mimoza dua te pyes pse nuk mbetem shtatzane kur po provoj gati nje vit njehere kam mbet shtatzane por femija 5 muajsh me vdiq ne bark edhe e hjeka tash spo mundem kurqysh po dua shume qe te kem qka e bej me jep naj keshille se dua te mbetem sa me shpejt jam 22 vjeqare a ka mundesi qe sa me shpejt te mbetem dua te dije ok tung!
Nita (13 vite më parë)
Meli, sa i perket kalendarit kinez shiko po te postoj nje link kliko mbi te dhe gjeje se ne cilin muaj çfare jane shanset me te mira rreth konceptimit te gjinise: http://www.chinesegenderchart.info/gender-calculator.php
Meli (13 vite më parë)
Te faleminderit shume Eda per keshillat qe mi ke dhene por une isha te gjinekologja dhe e bera nje kontrolle, me tha qe ti nuk paske ovulim ke shume veze por jane shume te vogla, me tha qe duhet te jete nje veze por te jete e madhe e pastaj behet ovulimi, tash me ka thene pas nje muaji te shkoj perseri te bej edhe nje kotrolle dhe ta sheh gjinekologja a kam ovulim a jo, flm shume edhe njehere prej teje.
Eda (13 vite më parë)
Sa per info M, une e di kete metode dhe eshte shume e shpeshte. Por nuk ke nevoje ta maresh afer zemres take it easy sepse ketu jemi duke u munduar te ndihmojme dike e jo te debatojme. Meli une jam interesuar dhe kam pyetur 2 shoqe qe kane lindur djem me nje metode te cilen gjinekologu i ka preferuar. Ato me thane qe duhet ta besh ca uje me sode bikarboni dhe ta pastrosh vaginen me te, zakonisht duhet te behet ne diten e 17, 18 edhe 19. Ndersa per ovulim jane testet e ovulimit te njejta sikur ato te shtatzenise por e tregojne diten e ovulimit dhe blihen ne barnatore.
Meli (13 vite më parë)
Ju faleminderit shume per mirekuptim, po kalendarin kinez edhe une e kam ndegjuar dhe e di se si duhet ta perdori por une mendojsha mos ka ndonje metode tjeter, e sa i perket ovullimit edhe kete e kam ndegjuar por nuk e di se kur ndodh se une nuk i kam menstruacionet me te njejten date gjithe me vonohen 10 deri ne 15 dite psh. nese i kam pas me 1 pastaj me vijne mbas dates 10 - 15 dmth ka 2 jave me vonohen e nuk mundem me e dite sakte kur e kam ovullimin. Ju faleminderoj shume per ndihmen qe ma keni dhene.
M (13 vite më parë)
Sa per info Eda, veza dhe jo "vezoret (jane tubat)" nuk e percakton gjinine, spermatozoidi eshte ai i cili mban XY e ndersa veza permban XX. Fekondimi i qelizes veze nga spermatozoidi me kromozom Y i jep jete qelizes qe do lindet djale e ndersa bashkimi i q.x dhe s.x linde vajze. E metodat nuk mund te ti keshilloje asnje mjek as gjinekolog as kalendar. Sikur te ishte keshtu sic thua ti, te gjithe shqiptaret do lindnin vetem djem e me pastaj do shnderroheshin ne homo se nuk do kishte vajza. Nje teori sa kam dijeni une por qe eshte e pamundur te realizohet faktikisht ndoshta 1 ne 3 milion mund te jete, ne rast se qeliza veze fekondohet pikerisht ne diten e ovoluimit nga s.y. ku sic kam degjuar spermatozoidet me kromo.y jane me te shpejte dhe arrijne te fekondojne me pare qelizen se sa s.x por qe jetojne me pak se sa ata X. Por kjo dite rralle qe dhe mund te percaktohet nga vete gruaja ku pikerisht kete dite (ato momente) do te duhej qe te tentonit me bashkeshortin te mbesish shtatzene.
Eda (13 vite më parë)
Une jam shtatzene dhe pas 2 jave do te lind djale, kalendari kinez per mua eshte genjeshter, sipas tij une do te lindja vajze. Me sa e di nese nuk gabohem pak dite para ovulimit mund te shkosh tek gjinekologu dhe ai te tregon e cilen ane jane vezoret. Kam degjuar edhe per disa metoda tjera por fatkeqsisht nuk i mbaj mend.
Ardiana (13 vite më parë)
Pershendetje Meli nuk di a ke degjuar per kalendarin kinez une e di qat faqe ne gjermanisht nese jeton ne kosove dergoma sa vjeqare jeni dhe une mund ta shikoj ne cilin muaj eshte per djale ne cilin per vajze, klm.

/komuniteti