Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja

Cfare nese ke ndonje mijom, a do te thote qe ajo mund ta rrezikoj lindjen normale te bebes, Mijoma eshte jashte mitres por ne anene e majte poshte ... mu ke koka e bebes tani .. pasi tani jam ne javen e 35.

Vlora (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuar zonjë. Shqetësimi juaj nuk është pa vënd. Kjo vjen nga kureshtja për dije apo edhe nga dëshira juaj për të kaluar një lindje normale.

Në të vërtetë mioma, ose mishi i huaj në mitër, mund të ndodhë apo konstatohet edhe para shtatzënisë ose gjatë shtatzënisë. Ajo mund të ndodhë brënda ose jashtë mitrës.

Nëse mioma juaj nuk ka lidhje me segmentin inferior (pjesën ku lidhet qafa e mitrës me trupin e saj), atëherë ajo nuk përbën pengesë për lindje normale vaginale. Por, nëse miona është e vendosur në segmentin inferior, atëherë mundet që ajo të jetë një pengesë mekanike dhe të mos e lejojë kokën e bebit të futet në kanalin e lindjes.

Këtë situate e verifikon dhe duhet t’ju a sqarojë mjeku juaj gjinekolog. Megjithatë nuk duhet t’i kaloni me shqetësim javët që kanë mbetur deri në lindjen e fëmijës tuaj. Mjeksia e sotme edhe në situate të vështira është e aftë të realizojë lindje pa pasojë për fëmjën tuaj apo për ju vetë. E rëndësishme është që ju të vazhdoni konsultat dhe kontrollet mjeksore, sipas porosisë së mjekut që ndjek situatën tuaj.

Unë ju uroj që lindni një fëmijë të shëndetshëm me lindje normale.

hhhhhh (11 vite më parë)
julutem jamshtatzane perher tepar po kam dhimt nganje her ne fund te barkut ju llutem epres kshillen ejuak

/komuniteti