Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mishi i huaj në mitër

Doktori e nxori mamin tim me mish te huaj ne miter, nje te tille me madhesi 18 mm, do doja te dija se sa rrezikon ajo me kete, ne jemi shume te shqetesuar per te, te lutem na thuaj dicka, cila do qofte ajo, mami im eshte 42 vjece.

Ana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje.

Madhësia e nodusit fibromiomatoz prej 18 mm në mitër, është shumë e vogël për t’u konsideruar. Nuk ka vend për shqetësim Ana, nëse mamaja nuk ka shqetësime si hemorragji të shtuar gjatë ciklit menstrual apo cikël menstrual të çrregullt. Pritshmëria duke kryer rikontroll çdo 6-të muaj, për të parë ecurinë e madhësinë së këtij nodusi, është ndjekja e vetme. Nëse madhësia e nodusit rritet, atëherë propozohet trajtimi operator.

I uroj shërim të shpejtë nënës tënde.

altina (9 vite më parë)
kammish t huaj ne miter dhe doja te thoja se c te bej
Enxhi (13 vite më parë)
Pershendetje! Ne nje eko qe beri mami im doktorri e nxorri me mish te huaj ne miter me madhesi 5 cm gjtihashtu kishte edhe disa te tjere me madhesi me te vogla... mund te me thoni se cfare rreziqesh ka kjo dhe ndonje medikament qe mund te sherohet pa bere nderhyrje me ane te operacionit... menstruacionet i ka te rregullta... ajo eshte 45 vjec... nese mundeni mund te na ktheni nje pergjigje... faliminderit!

/komuniteti