Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindje e parakohshme

Prsh Doktoresh,


Jam ne javen e 29-te te shtatzanise dhe ne ekzaminimin e fundit ekografik me rezultoj se kisha nje shkurtim te qafes se mitres 24 cm dhe nje zgjerim 6 mm. nderkohe kisha pika te vogla gjakderdhje ngjyre te kafe, per kete te fundit kam marr si mjekim Spasfon dhe gjakderdhja me ka pushuar, aktualisht mjeku me ka keshilluar regjim shtrati. Ju lutem a mund te me thoni dicka me teper ne lidhje me shkurtimin dhe hapjen e qafes se mitres, a ka ndonje rrezik te madh per femiun tim. Ju falenderoj nga zemra nese me jepni nje pergjigje ne lidhje me kete shqetesim.

Ida (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Në atë që referoni dhe moshën e shtatzënisë tuaj, paraqisni kuadrin klinik të fillimit të lindjes së parakohshme. Janë disa kritere bazë që e përcaktojnë këtë diagnozë, ku ekografia që ju keni bërë i ka përcaktuar ato.

Shkaqet përse ndodhin lindjet e parakohshme janë të ndryshme, por mjeksia ka hasur edhe shkaqe të panjohura mbi argumentimet përse ndodhin ato.

Duke ndjekur këshillat e gjinekologut për rregjim shtrati si dhe terapinë e dhënë, shpresoj që shtatzënia juaj të zgjasë sa më shumë dhe të arrijë rreth javës së 40.

Uroj pas kësaj të keni ecuri normale të shtatzënisë.

/komuniteti