Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembjet rreth kerthizes gjate shtatezanise

Pershendeje doktoresh,


Jam ne muajin e peste te shtatzanise mirepo kam dhembje te here pas hershme rreth kerthizes, thuajse sikur te zgjatet ndonje muskul dhe leshohet, kjo eshte ka me ndodh prej se qe kam hy ne muajin e peste. A eshte diqka per t'u merakosur, kisha dashur opinionin tuaj si dhe rreth tretmanit nese ka mundesi disa fjale. Ju pershendes.

Liza (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Tek gratë shtatzëna sidomos pas muajit të pestë, fillojnë të ndodhin ndryshime në lëkurën e barkut. Ajo tendoset dhe në të formohen të çara, të cilat me rritjen e moshës së shtatzënisë bëhen më të theksuara në bark dhe rrëzë kofshëve. Ngjyra e tyre është e purpurt, duke marrë emrin “stria kutis rubra”. Pas lindjes ato qëndrojnë, por ngjyra ndryshon duke u zbardhur dhe quhen “stria kutis alba”.

Si nw rastin tuaj, lëkura e barkut humbet elasticitetin. Nga kjo gjëndje zona e umbelikusit (kërthizës), bëhet më e dalë duke u shoqëruar edhe me dhimbje të lehtë.

Nëse ju bezdis kjo gjëndje, drejtohuni tek mjeku dermatolog i cili do t’ju japë trajtimin e duhur.

Me shumë dëshirë, uroj ta kaloni sa më lehtë problemin që keni.

/komuniteti