Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rhezus pozitiv

Une dhe bashkeshorti im kemi te njejtin grup gjaku 0+, a eshte ky nje problem per shtatzanine time? Faleminderti!

Silvana (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Izoimunizimi antirhezus ndodh nga prodhimi i antitrupave specifik tek nëna pas ekspozimit nga antigjenët eritrocitar fetal, që i përkasin grupit rhezus. Nëse nëna është rhezus negativ dhe fëmija është rhezus pozitiv, atëherë qelizat e gjakut fetal depërtojnë në gjakun e nënës, duke provokuar kështu një përgjigjë antitrupash amtar.

Pra, kjo ndodh tek gratë që kanë faktorin rhezus negativ. Meqënëse ju keni faktorin rhezus pozitiv dhe bashkëshorti juaj ka po faktorin rhezus pozitiv, atëherë edhe fetusi do të ketë rhezus pozitiv.

Mundet që të ndodhë imunizimi edhe nga grupet e gjakut, por kjo jo në rastin tuaj, pasi ju si çift e keni grupin e gjakut 0. Kjo do të thotë se asnjëherë tek fetusi juaj nuk mund të shkaktohet hemoliza fetale. Prandaj të jeni e qetë, pasi bebi juaj nuk do të ketë asnjë pasojë për shkak të grupit të gjakut.

/komuniteti