Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindje e parakohshme

Doktoresh flm shume per pergjigjen tuaj,


Ajo qe doja te dija eshte se sa te shpeshta duhet te jene vizitat tek mjeku ne kete faze qe jam, (pra me zgjerim dhe shkurtim te qafes se mitres) eshte e domosdoshme qe une te rri deri ne javen e 40-te me regjim shtrati, apo pas mjekimit mund te rikthehem ne pune aktualisht kam 2 jave me regjim shtrati dhe hemoragjia me ka pushuar, nuk kam as dhimbje barku... ne lidhje me zgjerimin e qafes se mitres ka rrezik qe te vazhdoj ky zgjerim nga dita ne dite dhe cilat jane shenjat qe mund ta kuptoj ne rast se kam nje lindje te parakohshme kush eshte rreziku per femijen time ju falenderoj per pergjigjet qe na jepni.

Ida (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Parimet kryesore të trajtimit të gruas shtatzënë me mundësi për lindje parakohe, është rregjimi i shtratit, tokoliza (qetësimi i kontraksioneve të mitrës) dhe trajtimi i patologjive të tjera shoqëruese.

Ida, terapia e dhënë ka frenuar aktivitetin e lindjes parakohe, por tashmë kontrollet e tua tek mjeku gjinekolog duhen të jenë më të shpeshta se sa shtatzënitë normale. Shpeshtësinë e tyre e përcakton gjinekologu mbi bazë të ecurisë së shtatzënisë, i cili e vlerëson nga vizitat dhe ekzaminimet që ai kryen. Jo gjithmonë është e mundur të parandalohen lindjet parakohe, megjithë trajtimet që përdoren. Në situatën tuaj, e mira do të jetë të mos kryeni aktivitete të rënda fizike. Rregjimi absolut i shtratit është i dmosdoshëm nëse situata shëndetsore bëhet e rëndë.

Disa nga shenjat e fillimit të aktivitetit të lindjes së parakoshme janë kontraksionet e herë pas hershme të dhimbshme, sekrecionet hemorragjike nga rrugët e lindjes, ndjenja e presionit në pjesën e poshtëme të barkut.

Ida, në këtë periudhë nuk është koha të mendosh për pasojat nga lindja parakohe. Ti duhet të përqëndrohesh në kalimin e kohës së mbetur të shtatzënisë, në mënyrë që të mos lindësh parakohe. Edhe nëse ndodh lindje parakohe, jo të gjithë fëmijët lindin me probleme. Mjeksia e sotme ka mundësi të japë ndihmë rezultative në përmirësimin e çdo situate.

Edhe një herë Ida, uroj ti kalosh me sukses javët e mbetura të shtatzënisë.

/komuniteti