Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Polyp në mitër

Pershendetje, pas nje crregullimi vetem 1 here te periodave (per 3 jave me erdhi cikli 2 here dhe heren e dyte ne ngjyre kafe) vajta bera nje kontroll me nje doktor turk dhe ai me ekzaminoi me nje Polyp ne permasat 15 mm dhe 7 mm dhe me rekomandoi qe duhet urgjent te beja Histeroskopi per ta hequr. Pyetja ime eshte a duhet ta bej urgjent kete nderhyrje? Sa kohe duhet te pres para se te marre vendimin? Duhet te bej kontrolle te tjera per te ballafaquar kete ekzaminim? Nese bej nderhyrjen trupi per sa kohe rigjenerohet? Kam lexuar ne interenet per kete por sa % eshte rreziku i nje mase malinje? Faleminderit

Adela Teka (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Adela

Polipi endometrial nuk konsiderohet si masë malinje. Ai hiqet nëpërmjet hysteroskopisë për të mos patur çrregullime të fluksit menstrual. Kjo është një proçedurë e thjeshtë dhe realizohet pa dhimbje dhe efekte anësore. Sa më shpejt ta realizosh aq më mirë është sepse eliminon episode e metroragjisë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti