Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Qepja e qafes se mitres

E nderuar doktoresh


Jam ne javen 20 te shtatzanise, me binjake. Gjate kotrollit te djeshem tek gjinekologu ka konstatuar se ka nje zbutje te qafes se mitres (cerviksit) dhe me ka preferuar qe ne afatin me te shkurter te behet qepja e qafes se mitres (cerklazha). Ky intervenim sipas mjekut behet me anestezion te plote, e cila gje tek une ngjalle friken se mund te kete efekte te demshme per frytet. Ju kisha lutur te me pergjigjeni se a eshte i domosdoshem nje intervenim i tille dhe a bart rreziqe ne vete. Gjithashtu ju kisha lutur te me sqaroni se a guxon te perdoret anestezioni i plote apo vetem lokal, apo cfare nuk preferohet. Ju faleminderit per vemendjen tuaj.

Elma (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Inkompetenca cervikale ose pamjaftueshmëria e qafës së mitrës, mund të vijnë nga shkaqe të ndryshme. Një nga influencat e mundshme është ajo hormonale ku ndodh dilatimi cervical i shpejtë i pa dhimbshëm në mesin e tremujorit të dytë, siç është mosha e shtatzënisë që ju keni.

Qepja rrethore e qafës së mitrës, shërben për të krijuar një “tapë mbrojtëse artificiale”. Pra është tentativë për të mbyllur qafën e mitrës kur është duke u hapur.

Hemorragjia, kontraksionet dhe infeksioni janë kundërindikacion për realizimin e qepjes së qafës së mitrës.

Qepja cervicale mund të realizohet nën anestezi lokale ose të përgjithshme. Të dyja llojet e anestezisë nuk sjellin dëmtime tek fetusi apo tek gruaja.

Në Spitalin Universitar për Obstetrikë dhe Gjinekologji “Koço Gliozheni”, në Tiranë po aplikohet një metodë e re për mbylljen e qafës së mitrës. Vendosja e një unaze (pesari, me material polietileni), është metodë e re e cila i rekomandohet të gjitha grave shtatzëna me shumë fetuse. Është metodë mekanike e thjeshtë e cila nuk kërkon anestezi dhe menjëherë pas vendosjes gruaja nuk ka nevojë për rregjim shtrati.

Uroj të keni shtatzëni normale dhe lindni fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti