Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pse doktorët në muajin e fundit të thonë, të kesh kujdes lëvizjet e bebit?

Ne radhe te pare do te doja tju falenderoja nga zemra per pergj tuaja! une do do ja tiu beja nje pyetje, pse ne muajin e fundit te shtatzanise doktori thote qe duhet te kesh, nen vezhgim levizjet e bebit? une jam ne javen e 38 te shtatzanise dhe doktori me tha qe po kaluan 6 ore pa levizur bebi duhet te vish ne spital. Ne muajin e 9 a ka ndonje rrezik per bebet? Flm per pergjigjen tuaj!

Valentina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Valentina.

Në çdo muaj të shtatzënisë, shtatzëna duhet të ndjekë më vëmëndje zhvillimin dhe ecurinë e fëmijës së saj. Në muajin e 9-të, kujdesi duhet të jetë akoma më i madh. Për arsye të ndryshme, dhe ndër më kryesorja është fiksimi i fëmijës në pozicionin më kokë poshtë për lindje. Prandaj këshilla e mjekut, për këtë periudhë të shtaztënisë është e rëndësishme për t’u ndigjuar.

Kjo këshillë nuk duhet marrë si rrezik për bebin në muajin e 9-të të shtatzënisë, por duhet të konsiderohet si kujdes special. Gjithashtu të rekomandoj që në muajin e 9-të, kontraollet mejksore ti bësh çdo javë, dhe të kërkosh konsultë nga ai nëse vëren se diçka nuk shkon normalisht.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

sose (8 vite më parë)
kam kaluar muajin e nente me nje dite dhe bebi ka rralluar levizjet , a mos valle eshte gati per te lindur apo mund te ketë ndonje problem. Ju faleminderit

/komuniteti