Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Enjtja dhe mpirja e duarve, këmbëve gjatë shtatzënisë

Pershendetje Jam ne javen e 22 te shtatzanis porkam Enjtje dhe mpirje te duarve dhe kembeve .me shum rastet me paraqiten en mengjes kur zgjohem prej gjumi sa qe ndonjeher nuk mundem ti vendosi ne tok per te ec se kam dhimvje te kembeve. Se gjenekollogu me ka then se nuk esht problem se tensionin e gjakut e kam ne regull me veshket jam ne regull .Per cfar shkaku mund te me ndodh kjo? Te peruroj per ndimesen qe ja jepni .Cdo te mir

Mimoza Ajdini Fidani (11 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Mimoza

Për ankesat që referon, do të këshilloj të drejtoheni tek gjinekologu për të kryer matjet e domosdoshme të tensionit arterial dhe për të realizuar disa analiza specifike të funksionit të veshkave me qëllim që të përjashtohet prania e hipertensionit në shtatzëni.

Si këshilloj që kur shtrihesh, pozicioni anash majtas do t’ju favorizonte në uljen e edemave. Kujdesohu që gjatë ditës, duart t’i mbash në lëvizje dhe shmang mbështetjen mbi to, për një kohë të gjatë e sidomos natën. Kjo do të ndihmonte në qarkullimin e mirë dhe të plotë të gjakut.

Uroj të lindësh një bebe të bukur.

/komuniteti