Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marredhenja seksuale

Kur kryej marredhenje me partnerin tim, ndonjehere kam dhembje kur organi i tij gjenital shkon deri ne fund te vagines sime. Doja te dija nese ka ndonje gje per tu shqetesuar, a shkakton ndonje gje kjo dhembje? Doja te shtoja se dhembja mbetet aty ose zgjat fare pak, nuk me dhemb me vone. Dua te di nese bene problem per mua. Ju faleminderit

Eva (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuar shkruese e pyetjes. Me aq sa keni shkruar, problemin mund ta ndajmë në dy formate.

Dhimbja gjatë kontaktit seksual, mund të ketë si shkak dëmtimi mekanik që mund të shkaktojnë madhësia e organeve tuaja gjenitale. Megjithatë elasticiteti dhe përshtatja që marrin organet gjenitale gjatë kontaktit seksual, është e mundur që dhimbja të mos jetë e pranishme pasi dominon kënaqësia. Por kryerja e marrëdhënieve sekuale në pozicione të ndryshme mundet që të shkurtojë gjatësinë e vaginës, duke shkaktuar dhimbje të lehtë kur organi mashkullor takon fundin.

Aspekti i dytë i dhimbjes gjatë kontaktit seksual, mund të ketë si shkak të pranisë të ndonjë infeksioni kronik të indit të shkrifët për rreth mitrës. Në mjeksi quhet parametrit. Kur organi gjenital mashkullor penetron deri në fund të vaginës, ai lëndon indin e shkrifët lidhor që ndodhet në pjesën e poshtme të mitrës, që është parametriti i poshtëm posterior (mbështetja e poshtme e mitrës).

Unë do t’ju këshilloja të mos neglizhoni vizitën gjinekologjike tek mjeku, për të përcaktuar saktësisht shkakun e asaj që ndodh, kur kryeni marrëdhënie seksuale me penetrim deri në fund. Më e rëndë do të ishte prania e ndonjë infeksioni i cili mund të shkaktojë pasoja të pa riparueshme për shëndetin tuaj ripodhues.

Maja .... (10 vite më parë)
Desha te me pergjigjet dikush se ktu shkruan ti qitet kryp ushqimeve disa thon se deri ne 1 vit sbon me i jap bebit ushqime me kryp e sheqer spo di tash

/komuniteti