Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreziku nga lindja e parakohshme

Pershendetje! Desha pak informacion per nje gjilpere qe i behet bebit per forcimin e mushkerive ne rastet kur rrezikohet lindja e parakohshme. Cilat mund te jene masa te tjera per ta zgjatur kohen sa me shume? Theksoj se rreziku i paralindjes vjen si rezultat i uljes se sasise se amniocentezës dhe rrezikut te hapjes se qafes se mitres.

Arlinda Hyseni (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arlinda

Nëse mendohet që shtatzëna është para një rreziku për lindje parakohe apo kur shtatzëna është diabetike, rekomandohet të aplikohet një trajtim medikamentoz për të fuqizuar mushkritë e bebit dhe parandaluar atë që quhet membrana hialine.

Nuk është e vlerësuar se çfarë rreziku për lindje parakohe sjell kryerja e amniocentezës. Të dhënat tregojnë se; shkalla e lindjes parakohe tek shtatzënat që kanë bërë amniocentezë, është e barabartë me lindjen parakohe tek shtatzënat që nuk kanë bërë amniocentezë.

Nëse ke kaluar javën e 37-të të shtatzënisë, nuk është e nevojshme që të qepet qafa e mitrës. Në të kundërt të rekomandoj që ka kryesh këtë proces.

Për t’ju afruar sa më shumë ditëve të termit, të rekomandoj rregjim absolut të shtratit.

Të uroj shtatzëni të mbarë dhe lindje të sukseshme.

/komuniteti