Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindje normale apo operacion?

Pershendetje doktoreshe mimoza! Ju falenderoj shume per pergjigjet dhe keshillat tuaja gjate shtatezanise time. Une tani jam ne javen e 36 e 4 dite. Dje bera eko me keto te dhena: placenta: shkalla e pare e pjekurise. Bpd: 93.5 mm. Fl: 68 mm. Ac: 312 mm. Pesha: 3280 gr. Fetusi me zhvillim normal anatomik dhe i pergjigjet javes se 37- 38 gestative. Doktoresha me tha se koka e femijes eshte pak e madhe per konstruktin tim sepse une jam 63 kg dhe 1m e 59 cm e gjate. Para shtatezanise isha 53 kg. Ajo me tha qe nese rritet ende koka e femijes duhet te mendoj per operacion. Lindjen e kam ne 20. 03. 2013. Ju si mendoni doktoreshe, a duhet te lind vete apo te bej operacion? Ju lutem me ktheni pergjigje se jam shume ne merak, sepse ditet avash avash po afrojne. Eshte lindja ime e pare dhe jam ne frike. Jam ne pritjen e pergjigjes tuaj. Ju uroj gjithe te mirat dhe pune te mbare! Me shume respekt denisa!

Diellza Avdia (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Denisa,

Lindja normale kurdoherë ka përparësitë. Nëse nga vlerësimi i situatës mjeku gjinekolog që të ndjek shtatzëninë, vlerëson që përmasat e bebit korespondojnë me përmasat e bacinit, atëherë ai mund të sugjerojë lindjen normale.

Për më shumë informacion të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/lindja/lindje-natyrale-apo-me-prerje-cezariane-

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti