Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Largimi i qumeshtit te gjirit

Pershendetje doktorreshe, tani 5 jave +3 dite vajza ime ka nderprere te ushqyerit total me gji nga mos deshira e saj. Ajo kete gje e ka bere gradualisht, fillimisht duke thithur nga 4 here brenda 24 ore per dy jave rresht, pasatj nga 3 here per nje jave, javen tjeter pastaj vetem nje here dhe tani qe 5 jave ajo nuk pi me. Une para 3 dite shtrydha gjirin dhe verejta qe une ende kam qumesht e qe i kishte ndryshuar ngjyra (e verdhe) dhe shija (e njelmet). Une kam kam pasur asnje problem me kete as shtrengime as temperature deri me tani. Meqenese kjo eshte femia im i pare dhe nga mos pervoja desha qe te ju pyes se a eshte rrezik qe une tani pas kesaj kohe ende kam qumesht ne gji dhe si mund ta largoje ate. Kam ndegjuar keshtu nga nenat tjera qe ekzistojne pilula per kete gje. Ju pershendes dhe sinqerisht ju falenderoje per pergjigjet e juaja dhe pune te mbare.

Alketa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuara Alketa,

Vjen një ditë dhe fëmija shkëputet nga qumështi i gjirit. Kohëzgjatja e ushqimit me gji varet kryesisht nga dy faktorë kryesorë, dëshira e nënës dhe kërkesa e fëmijës. Por gjithmonë, kur vendoset për të ndërprerë ushqimin me qumësht gjiri, ushqimi zëvendësues për fëmijën duhet të fillojë gradualisht se edhe ndërprerja e ushqyerjes me qumësht gjiri, duhet të bëhet gradualisht.

Si mjeke obstetre rekomandoj, që kjo periudhë të fillojë të ndodhë së paku kur fëmija është mbi 6 muaj. Ndonëse shumë studime rekomandojnë, që ushqimi më i mirë që mund të marrë fëmija gjatë vitit të parë të jetës, është qumështi i gjirit. Ushqyerja e fëmijës me gji, ul rreziqet e vdekjes së fëmijëve. Është e vërtetuar se qumështi i gjirit i mbron ato nga disa sëmundje kronike. Studimet gjithashtu tregojnë se kohëzgajtja e dhënies së qumështit të gjirit deri në 2 vjet, ul rreziqet e kancerit të gjirit të gruas në moshën e para menopauzës dhe kancerit të mitrës.

Ndodh si në rastin tuaj, që nënat kanë dëshirë t’i ushqejnë fëmijët e tyre me qumësht gjiri për një kohë të arsyeshme sa më të gjatë të mundshme. Mundet që nuk ja dalin dot, pasi është fëmija që largohet nga ushqimi me gji. Atëherë kujdesi duhet t'i kushtohet zëvendësimit të një vakti me qumësht gjiri, me ushqim artificial (natyrisht me biberon kur fëmija është nën 6-të muaj) dhe periodikisht vazhdohet deri në zëvendësimin e të gjitha vakteve të ushqyerjes me qumësht gjiri.

Pas 5-së javë ndërprerje të ushqyerjes së fëmijës me gji, prania e qumështin nuk është normale. Pavarësisht se nuk ndjeni shtrëngime, temperaturë apo shqetësime të llojeve të tjetra, rekomandoj që të drejtoheni tek mjeku gjinekolog për kontroll dhe konsultë. Në varësi të situatës që do konstatoj, ai do të ndërtojë skemë trajtimi e cila do normalizojë këtë situatë.

tina 28 vjece (11 vite më parë)
pershendetje doktoreshe.kam nje jave qe i kam hequr gjirin vajzes dhe me eshte acaruar gjoksi shume.me eshte fryre dhe forcuar.kam dhe dhimbje,por skam pasur temperature.si duhet te veproj qe te me largohet qumeshti pa me dhene kaq dhimbje?
Jonida 82 (12 vite më parë)
Pershendete doktoreshe.Une kam nje vajze 9 javeshe e cila ushqehet me qumesht gjiri por jam e detyruar ta heq me pompe pasi nuk e pranon gjoksin. Pin mire cdo tre ore dhe shton 200gr ne jave. Kohet e fundit kam pasur dhimbje te forta te gjirit per shkak te heqjes me pompe dhe shume qumesht. Pas nje muaji rinis punen dhe e kam te veshtire ta ushqej. Cfare duhet te perdor qe te nderpres qumeshtin e gjirit pasi nga keshillat qe ju keni dhene ndeprerja e qumeshtit duhet te vije graduale. Ju lutem me keshilloni si te veproj.

/komuniteti