Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembja e shpines

Jam ne javen e 27 dhe kam dhembje te medha ne shpine, a mund te di pse ndodh kjo dhe a paraqet rrezik per mua dhe foshnjen?

Lea (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Lindjet e parakoshme janë probleme të ecurisë së shtatzënisë. Nëse dhëmbjes së shpinës i shtohen edhe ndjenja e presionit në pjesën e poshtme të barkut, shtimi i sekrecioneve vaginale apo edhe shenjat e vogla hemorragjike, atëhere jeni përpara situatës të lindjes parakohe.

Këshilla ime në këtë rast është kyerja e ekzaminimit ekografik për matjen e gjatësisë së qafës së mitrës (cervikometri), për të konkluduar nëse ecuria e shtatzënisë është ose jo përpara lindjes së parakoshme.

Dhimbjet e mesit mund të shkaktohen edhe nga infeksionet urinarë, që janë të shpeshtë në shtatzëni. Analiza e urinës dhe urokulturës, vërteton diagnozën diferenciale të infeksioneve urinar si shkak i lindjes parakohe.

Ekziston mundësia që të mos jenë asnjë nga këto dy rreziqe, pra ekzaminimet e mësipërme mund të rezultojnë normale. Kjo situatë të bën të mendosh që dalja e barkut (fryrja e barkut për shkak të shtatzënisë) shkakton përkulje më të thellë nga brënda, të pjesës lumbare të kolonës vertebrale që quhet lordozis. Në këtë rast, kryerja e disa ushtrime të thjeshta gjimnastikore të rekomanduar nga mjeku për gratë shtatzëna, ndihmojnë në largimin e dhimbjes së shpinës apo belit dhe përmirësimin e situatës shëndetsore.

Uroj që shtatzënia të shkojë sa më mirë.

/komuniteti