Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja e parakohshme

Kam lindur ne javen e 36-te, ju lutem me sqaroni a mund te ndodhe qe femiu im te jete psh me i pa zhvilluar se ata qe kane lindur me kohe dhe ne shtatezani kam qene nervoze shume, tash e dhe djali im me duket eshte nervoz... a ka ndiku kjo tek djali im? Ju faleminderit.

Emine (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Së pari i uroj jetë të gjatë fëmijës tuaj.

E nderuara nënë. Ju duhet të dini se lindja nën javën e 37 të shtatzënisë, quhet lindje parakohe. Shkaqet për këto lindje janë të ndryshme. Por kjo nuk do të thotë që fëmija juaj të jetë më pak i zhvilluar se fëmijët që kanë lindur në kohë apo të jetë një njeri nervoz në jetën e tij.

Është e këshillueshme që nervozizmi nuk duhet të shoqërojë gruan gjatë shtatzënisë. Bebi e perception shqetësimin e nënës. Dhe kjo ndikon tek gjendja e tij momentale apo pas lindjes. Rekomadimi për çdo grua shtatzënë është të sillet sa më ëmbël me jetën e saj gjatë shtatzënisë. Fëmija është i qetë kur gruaja shtatzënë nuk kryen veprime të sforcuara, punë të rënda, kur bisedon qetë pa e ngritur zërin, kur dëgjon muzikë të qetë dhe melodike. Fëmija rritet në barkun e nënës së tij shumë më i qetë dhe i sigurtë kur nëna i këndon me zërin e saj nina-nana apo këngë dhe melodi të qeta dhe të bukura. Është e vërtetuar se ndikimi i tyre është real. Fëmija ushqehet dhe qëndron shumë më qetë. Dhe kjo qetësi do ta karakterizojë atë edhe pas lindjes.

Megjithatë e nderuara nënë. Edhe aktualisht, ju rekomandoj të silleni sa më qetë dhe sa më ëmbël me fëmijën tuaj. Jepini atij dashuri dhe kurrë mos shfaqni padurim apo pa kënaqësi për sjelljen e tij të acaruar. E aq më tepër ju këshilloj që me fëmijën tuaj kurrë mos shfaqni nervozizëm për ato që ai bën.

/komuniteti