Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindje parakohe

Pershendetje e nderuar doktoresh, jam ne javen e 35 te shtatezanise dhe kam me se 1 muaj qe jam me regjim shtrati pasi kam qene ne rrezik per nje lindje te parakohshme, duke qene se e kam qafen e mitres se hapur, a eshte e vertet se mundesite e lindjes ne keto raste eshte te linde vete dhe jo me operacion edhe pse do preferoja te dyten pasi e kam lindjen e pare dhe ne fakt jam disi e frikesuar. Pyetja tjeter eshte sa here duhet te bej vizita tek mjeku ne kete faze gjithashtu doja te dija nese mund te leviz ne kete faze qe jam. Flm

Stela (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Dilatacioni (qafa e hapur e mitrës) kërkon rregjim absolut shtrati, që duhet të mbahet deri në javën e 37-të të shtatzënisë për të shpëtuar lindjen parakohe.

Pas kësaj jave, duhet të bëni ekzaminim të hollësishëm ekografik. Përcaktimi i pozicionit dhe peshës së bebit, do ndihmojë mjekun obstetër të ideojë mënyrën e lindjes. Gjithashtu do t’ju këshilloja të bëni ekzaminim pelvimetrik (matjen e përmasave të baçinit). Me këtë ekzaminim, mjeku obstetër që i keni besuar ndjekjen e shtatzëninë, plotëson skemën e mënyrës së lindjes.

Stela, ti nuk duhet të friksohesh as nga procesi i lindjes normale e as nga lindja me operacion (seksio cezarea). Mjeksia e sotme është e aftë të menaxhojë të dy lloje te lindjeve në drejtim të shëndetit të nënës ashtu edhe të bebit. Gjithashtu ajo është e aftë të menaxhojë edhe dhimbjet amtare gjatë proçesit të lindjes.

Një nënë me shtatzëni normale, unë e rekomandoj të paraqitet tek mjeku gjinekolog-obstetër çdo 2 javë deri në javën e 37-të të shtatzënisë. Pas kësaj jave e deri në lindje, e rekomandoj të paraqitet tek mjeku çdo javë. Në kondicionit që ti je, të rekomandoj që kontrollet mjeksore të jenë më të shpeshta dhe të pandërprera.

Të uroj shtatzëni dhe lindje normale.

/komuniteti