Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Anomali të organeve gjenitale

Jam 26 vjece, ka 3 vjet qe me jane nderprere mujoret, jam kontrolluar te endokrinologu edhe me ka pershkruar terapine, kam marr edhe hormone edhe hapa tjere qe i kam perdore 21 dite (nuk po me kujtohet emri). Pas kontrollimit me ultraze me kane thene se mitra ime eshte shume e vogel. Para disa muajve me eshte rregulluar cikli dhe tash prape kam probleme me mujoret. Kam shume frike se nuk do te sherohem kurre, dhe nuk do te lindi kurre. Ju lutem me keshilloni qka duhet te beje. Ju falenderoj shume per kohen tuaj.

Eliza (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Mitra e vogël nuk është shenjë kryesore për mosmbetjen shtatzënë. Nëse me anë të hormoneve rregullohet cikli menstrual, është e mundur mbetja shtatzënë. Por gratë me mitër të vogël nëse mbeten shtatzënë, në shumicën e rasteve rezikojnë të abortojnë.

Prandaj Eliza, përveç ndjekjes së problemit tuaj nga endokrinologu për të rregulluar ciklin menstrual, duhet që paralelisht të jeni në kontroll dhe vëmëndje edhe të mjekut obstetro-gjinekolog për të ndjekur profesionalisht shtatzëninë e mundshme që mund të keni në të ardhmen.

Të uroj me gjithë zemër të të plotsohet dëshira për të patur fëmijë.

/komuniteti