Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Myk i perhershem

Prsh doktoresh, jam duke tentuar per te ngelur shtatezane por kam dy probleme, se pari gjate vizites se fundit me eshte thene se kam mungese progesteroni ne fazen luterale dhe te permuajshmet me vijne 3-5 dite nga 1 pike dhe me pas me shperthejne, nderkohe kam dhe myk gati te perhershem. Per mykun po marre betadin ndersa progesteron kam marre nje vit me pare dhe ciklin e kaluar por nuk me bene efekt. Pervec te tjerave kjo po me jep dhimbje koke dhe gjendje emocionale te keqe. Te lutem me keshillo se cfare duhet te bej per te arritur shtatezanine e deshiruar. Flm

Deni (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Kur çifti vendos për të patur fëmijë, rekomandohet që partnerët të ekzaminohen për një seri argumentesh shëndetsor dhe midis tyre është eliminimi i çdo lloj infeksioni që ata mund të kenë.

Prandaj është e rëndësishme, eliminimi i mykut (pjesa më e madhe e tyre shkaktohet nga kandida albikans) që ju referoni se e keni të pranishëm. Mjeku duhet ta ketë përcaktuar shkakun e këtij infeksioni si dhe shkallën e komplikacionit. Mbi këtë bazë jepet trajtimi medikamentoz. Unë nuk di që myku mjekohet me betadin. Disa nga preparatet që mjekon mykun janë; butoconazole, clotrimazole, miconazole, nystatin, tioconazole si prerarate vaginale dhe fluconazole si preparat oral. Ato tregtohen si kremra, pomadë, tableta dhe suposte. Përdoren vaginal ose oral. Rregjimi i përdorimit të medikamenteve përshkruhet nga mjeku gjinekolog, sipas situatës së vlerësuar. E theksova gjatë këtë argument duke pretenduar se këndej duhet filluar trajtimi juaj shëndetsor, përpara se të shpejtoni të pretendoni të mbeteni shtatzënë.

Thoni se jeni trajtuar me progesteron. Kjo më bën të mendoj se niveli i progesteronit që prodhon organizmi juaj është nën normë, duke shkaktuar ç’rregullimit të fazës luteale. E thënë ndryshe, mitra nuk arrin të mbajë dhe të ushqejë bebin.

Për të arritur shtatzëni, këshillat që mund të rekomandohen janë të shumta. Por në rastet e problemeve hormonale, dhe për më tepër, pa patur të dhëna të plota mbi shëndetin tuaj dhe të bashkëshortit, nuk është e mundur të jepen këshilla të vlefshme. Dozimi i saktë i mungesës hormonale dhe ndjekja shkencore është e mundur të realizohet.

Unë shpresoj dhe uroj të bëheni nënë.

Lule E Bukur (11 vite më parë)
Deni ee lexova pytjet tende qe e ke bere kohe me pare tash deshiroj te di ake femije dhe ku i ke ndjek kontrollat

/komuniteti