Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa javeshe duhet te jesh per te lindur qe femija te jete sa me mire?

Une jam ne javen e 35 te shtatzanise, forcimet e barkut me kane filluar, por jo te rregullta, doja te dija dhe sa jave me kane mbetur? Faleminderit.

Eni (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Kohëzgjatja mesatare e shtatzënisë normale duhet konsideruar periudha prej 280 ditë ose 40 javë. Por nuk ndodh gjithnjë kështu. Shumica e nënave i lindin fëmijët e tyre përpara këtyre ditëve, ashtu siç ndodh që një përqindje jo e vogël e bebeve lindin edhe pas këtyre ditëve. Numri i ditëve apo i javëve që ju kanë mbetur deri sa të lindi fëmijën tuaj, është thjeshtë kuriozitet që besoj se vjen edhe nga padurimi dhe mos njohja. Ju sygjeroj që vëmëndjen tuaj ta përqëndroni vetëm në mbarëvajtjen e shtatzënisë, sepse dita normale e lindjes do të vijë vetë.

P.sh, ju po thoni se keni disa sforcime barku jo të rregullta….. Kjo përbën një shqetësim të cilin duhet ta ndani me mjekun i cili ndjek shtatzëninë tuaj. Shkaku i këtij sforcimi është i shumëllojshëm. Nëse ai vjen si pasojë e ndonjë sforcimi fizik të pa kontrolluar, duhet që herë tjetër të jeni më e kujdesshme në lëvizjet apo veprimet tuaja. Por mjeku specialist është i aftë që me ekzaminime dhe analiza jo vetëm të diagnostikojë por dhe të trajtojë problemet, për të patur ecuri normale të shtatzënisë.

Gjithashtu gruaja shtatzënë duhet të di, se kur dhe për çfarë arsye duhet të shkosh tek mjeku për të patur shtatzëni normale. Për një shtatzëni normale, unë rekomandoj që deri në javën e 37-të, gruaja shtatzënë duhet të paraqitet tek mjeku 1 herë në 2 javë. Pas javës së 37-të, ajo duhet të paraqitet çdo javë. Ndërsa, kur vetë gruaja ndjen se diçka nuk shkon siç duhet në shtatzëninë e saj, ajo duhet të paraqitet menjëherë tek mjeku për kontroll dhe ekzaminime të specializuara.

Të uroj që javët e shtatzënisë së mbetur të kalojnë normal dhe të lindësh fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti