Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjumi i nates gjate shtatzanise

Pershendetje doktoreshe.


Jam shtatezene ne javen e 23-te, me intereson te di se a mundem te fle ne shpine gjate nates, a eshte kjo pozite e demshme per bebin, ndersa kur kthehem te fle ne krahun e djathte pothuajse gjithnje kam dhimbje te barkut po ne te njejten ane, zgjidhja e vetme me mbetet te fle vetem ne krahun e majte, e kjo pozite eshte e qete por shpeshhere edhe e lodhshme pasi qe e ndjej nevojen edhe per pozitat tjera. Do te doja nje pergjigje nga ju, si te beje nje gjume te rehatshem gjate nates duke mos e demtuar bebin?

Kaltrina (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Gjumi gjatë periudhës së shtatzënisë ka rëndësi të veçantë. Ai është i domosdoshëm për shkak të ndryshimeve fizike dhe hormonale që ndodhin në organizmin e gruas.

Rekomandimi i parë i këshillueshëm, është formimi i një rregjimi të përgjithshëm e në veçanti për gjumin gjatë natës dhe çlodhjen gjatë ditës. Kjo do të thotë që të shkohet për të fjetur në orar të caktuar, dhe gjatë ditës pushimi të bëhet mundësisht sa më i shkurtër. Nëse ndihet lodhje apo konstatohet kërkesa e organizmit për gjumë, atëherë gruaja shtatzënë mund të pushojë apo edhe të flejë edhe gjatë ditës.

Në tremujorin e parë të shtatzënisë, duhet të kufizohet sa më shumë lodhja dhe të bëhet sa më shumë pushim. Mund të flihet kurdo, pavarësisht kohës apo vendit se ku ndodhet gruaja shtatzënë kur asaj i vjen gjumë apo ndihet e lodhur. Është e këshillueshme fjetja në krahun e majtë, sepse është pozicioni më i mirë për qarkullimin e gjakut. Për t’i dhënë vetes komoditet dhe mos sforcime gjatë gjumit, në mes të këmbëve është mirë të vendoset një jastëk i vogël. Gjithashtu, edhe nëse barku nuk ndihet në pozicion të përshtatshëm, poshtë tij është mirë të vendoset një jastëk tjetër. Gjatë natës për të kryer ndonjë nevojë personale sado të vogël, për të mos prishur tërrësisht gjumin, dhoma e gjumit mund të pajiset me një ndriçues të vogël i cili të qëndrojë hapur gjithë natën. Ndriçimi sado i vogël, ndihmon për të kryer ndonjë nevojë pa e prishur tërrësisht gjumin.

Në tremujorin e dytë dhe të tretë, rekomandohet përsëri të bëhet gjumë dhe pushim i mirë. Jastëku në mes të gjunjëve, poshtë barkut si dhe koka paksa e ngritur janë mëse të domosdoshme për të mbajtur drejt kolonën vertebrale kur jeni shtrirë apo në gjumë. Edhe në këtë periudhë të shtatzënisë, gruaja shtatzënë rekomandohet të shtrihet dhe të flejë në krahun e majtë.

Për shkak të ngarkesa fizike dhe emocionale, shumë gra shtatzëna bëjnë gjumë të shqetësuar apo nuk mund të flejnë. Në këto raste nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Deri sa të vijë gjumi, mund të bëhet ndonjë punë e lehtë ose të qëndrohet ulur për relaks me këmbë të shtrira në lartësinë e një stoli. Mundet edhe të lexohet diçka jo emocionale, të ndigjohet muzikë e lehtë ose klasike apo mund të shikohet edhe televizor por jo emisione apo filma me dhunë e horror.

Rol të ndjeshëm për suportimin e ngarkesave emocionale të gruas shtatzënë, ka familja në tërrësi dhe bashkëshorti me fëmijët në veçanti. Ata duhet të krijojnë ambjent të këndshëm, jo stresues dhe ta ndihnojnë gruan/nënën shtatzënë duke kryer çdo punë të lehtë apo të rëndë që ka nëvojë shtëpia.

Kaltrina, të uroj shtatzëni normale dhe të lindësh një fëmijë të bukur.

Besarta Berisha (11 vite më parë)
Ju kisha lutur per nje pergjigje....Jam ne muaj te 7 te shtatzanise cila eshte pozita e duhur gjate fjetjes ne menyre qe bebi im te kthehet ne poziten normale ngase tani per tani qe dy vizita qe i bej ne Eho bebi im eshte me koke larte e jo si duhet te jete?...Ju falemenderit...
Tida (12 vite më parë)
Pershendetje, quhem Tida duke lexuar komentin tuaj u qetesova disi pasi dhe une jam ne muajin e shtate te shtatzenise dhe gjeja qe me shqeteson me shume eshte nje ndryshim tersisht i orarit te gjumit. Nuk fle fare naten dhe nga mengjesi deri ne mesdite e plotesoj kete mangesi. Dua te di eshte normale dhe a ka pasoja shqetesuese per bebin? Pozicioni i fjetjes eshte gjithmone ne krahun e majte por shpesh here edhe me kurriz se pse kam shume dhimbje te barkut. Nese do mundeni te me sqaroni per dicka, bulimia dhe te vjellat e shkaktuara vete me shtatzeni cfare ndikimi negativ kane ne formimin e bebes? Me respekt Tida

/komuniteti