Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecione vaginale

Jam e moshes 35 vjece dhe kam tri lindje normale. Lindja e fundit ka qene para 1.5 viti kurse shqetesimi im eshte sekreti vaginal i bardhe, pa erë (aromë) dhe i trashe. Kam perdorur vaginaleta polygynax 2 here nga 10 vaginaleta ne periudha te ndara mirepo sekreti vazhdon edhe me tutje. I kam bere edhe strishot vaginale por kane rezultuar me nje infeksion te jashtem jo i thelle. Cfare me sugjeroni ju te perdore ne ndalimin e ketij sekreti sepse eshte neverites per mua?!

Violeta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Sekrecionet vaginale janë të pranishme tek një grua me cikël menstrual normal. Gjatë 14 ditëve të para të ciklit, sekrecione paraqiten të trasha dhe më opake. Ndërsa gjatë ditëve të ovulacionit ato bëhen më të holla, më fluide dhe të tejdukshme duke u kthyer me ngjyrë të bardhë dhe të trashë gjatë ditëve pas ovulacionit. Këto janë sekrecione vaginale normale tek një grua e cila nuk paraqet infeksion.

Ndryshimi që mund të ndodhë në ngjyrë, erë dhe sasi të shtuar të sekrecioneve vaginale tregon praninë e një infeksioni. Strisho vaginale është diagnostikimi i infeksionit, por kultura përcakton edhe antibiotikun e mundshëm për trajtimin e infeksionit.

Ka disa lloje infeksionesh të cilat transmetohen edhe seksualisht. Konsulta me gjinekologun do të vendosë edhe për mjekimin e bashkëshortit. Ekzaminimet që ju rekomandoj, kryeni sa më parë të jetë e mundur pasi infeksionet e pjesës së poshtme të aparatit gjenital, nëse nuk mjekohen dhe trajtohen, mund të japin edhe ndërlikime duke kapur pjesët e sipër të aparatit gjenital. Infeksionet e pjesës së sipërme të aparatit gjenital, nëse kronicizohen janë shumë të vështirë për t’u mjekuar.

/komuniteti