Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecionet vaginale gjate shtatzenise

Jam ne javen e 18-te te shtatzenise, ka tre dite qe me eshte shtuar sekreti vaginal dhe kam kruarje. Sekreti eshte i trashe dhe ka ngjyre te verdhe gati jeshile. Me respekt.

Shqipe (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Shtatzënia është faktor që ndryshon nivelin e hormoneve në organizmin e gruas. Ky ndryshim bën të ndryshohet edhe pehashi (pH) i vaginës, gjë e cila jep mundësi zhvillimit më të përparuar të florës vaginale që ndodhet normal në organet gjenitale femërore. Mund të ketë edhe shkaqe të tjera të pranisë së sekrecioneve vaginale jo normale.

Në rastin tuaj, rekomandoj realizimin e shtrishos vaginale dhe të kulturës vaginale. Këto ekzaminime duhen kryer për të gjetur infeksionin e pranishëm dhe terapinë për ta luftuar atë. Ekzaminimet dhe mjekimi duhen realizuar sa më shpejt të jetë e mundur, pasi prania e disa lloj infeksioneve tek një grua shtatzënë mund të shoqërohet me abort, lindje parakohe, fëmijë nën peshë në lindje ose vdekje të fëmijës në barkun e nënës.

/komuniteti